Celebrities Sport

Finalja e Kupës së Botës, partneret e futbollistëve të Argjentinës premtojnë të bëjnë tatuazhe të njëjta nëse fitojnë!

E dashura e yllit të Manchester United, Lisandro Martinez, ka zbuluar se partneret e futbollistëve të Argjentinës kanë rënë dakord të bëjnë tatuazhe të ngjashme nëse partnerët e tyre fitojnë Kupën e Botës. Kërcimtarja profesioniste Muri Lopez tha se trofeu i artë i Kupës së Botës ishte një nga tatuazhet që ishin diskutuar.

24-vjeçarja zbuloi se ato bënë marrëveshjen e tyre lidhur me tatuazhin në një darkë grupi në Doha përpara fitores gjysmëfinale ndaj Kroacisë. Argjentina luan nesër kundër Francës ku do të përpiqet të fitojë Botërorin e tretë. Por para finales, bashkëshortet dhe të dashurat e lojtarëve u nisën për një darkë me njëra-tjetrën. Muri u shpreh:

Në darkë vendosëm që nëse gjithçka do të shkonte në rregull, të gjitha donim të bënim një tatuazh për të shënuar këtë moment historik dhe bëmë një premtim. Nuk kemi vendosur ende për tatuazhin sepse disa donin një gjë dhe të tjerët një tjetër.

Duke iu referuar Kupës së Botës si “ajo gjë” nga frika se mos e quanin atë me emrin e saj mund të ngatërrojë ëndrrat e kombit të saj për t’u kurorëzuar përsëri kampion, ajo i tha një stacioni televiziv argjentinas se u parashtruan disa propozime lidhur me tatuazhin e njëjtë. Muri vazhdoi duke lavdëruar mikeshat e saj duke shtuar se ndjente një lloj frike kur u takua me to fillimisht.

Isha vërtet nervoze herën e parë që i takova sepse i shihni në mediat sociale dhe TV dhe mendoni me vete: “Çfarë do të bëj , si do të jenë ato?” Pastaj kur i njihni, kuptoni se ata janë njësoj si njerëzit e tjerë, vërtet të këndshme. Ka një atmosferë shumë të mirë mes nesh.