Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet me tifozë!

Sot në 19:00, në “Air Albania” nis takimi Skënderbeu-Vllaznia. Finalja e Edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë luhet me ndeshje teke e nëse 90 minutat mbyllen barazim, luhen 30 minuta shtesë. Po vijoi baraspesha, penalltitë do përcaktojnë fituesin që shpërblehet me 50 milionë lekë nga FSHF e ka të drejtën të shkojë në Europë. Kjo vlen për Vllazninë pasi Skënderbeu u pezullua nga UEFA. Ndeshja do transmetohet në Supersport 3.

Finalja e Kupës, Skënderbeu-Vllaznia do të luhet në praninë e një numri të limituar tifozësh.

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se sot në orën 12:05 u njoftua se ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë do të luhet me praninë e limituar të tifozëve.

Në përgjigje të kërkesës sonë “Mbi lejimin e spektatorëve në finalen e Kupës së Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë lejen e posaçme për praninë e 1 mijë tifozëve.

Duke parë kohën e limituar në dispozicion, FSHF-ja njofton të dy klubet dhe tifozeritë respektive se biletat e ndeshjes mund t’i sigurojnë pranë dyqanit të FSHF-së, në rrugën e “Elbasanit” dhe në biletarinë e Stadiumit “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 14:30 si dhe online në biletarinë e FSHF-së.