Politikë

Financimi rus i PD, Berisha ngre grup auditimi për ‘të hetuar’ Lulzim Bashën

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Sali Berisha ka ngritur një grup auditimi për të hetuar çështjen e skandalit të financimit rus të Partisë Demokratike, skandal për të cilin ai sot akuzon Lulzim Bashën, edhe pse prej vitesh e kishte mbrojtur.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Lajmi është konfirmuar nga burime brenda mbledhjes.

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike. Në takimin që vijon prej orës 13:00, po diskutohet dhe pritet të miratohet dhe Kodi Elektoral, me të cilën kjo parti do të udhëhiqet në zgjedhjet vendore 2023.

Pjesë e diskutimeve do të jetë dhe përcaktimi i rregullave të primareve që do të mbahen për të zgjedhur kandidatët për kryetar të bashkive. Vendimet e Kryesisë do t’i përcillen Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që do të mblidhet po sot, rreth orës 17:00.

Lajm në përditësim…