Design

Firma prestigjioze “Dolce & Gabbana Casa” tashmë ka krijuar linjën e saj më të re ku fokusi i vetëm është shtëpia!

Duke filluar që nga dita e sotme tashmë ju mund të blini produkte nga linja e parë e dekorimit të shtëpisë nga marka e njohur italiane ‘Dolce & Gabbana Casa’. Çdo gjë mund ta porosisni online në faqen e tyre të internetit ose Farfetch.com. Le të themi që marka e famshme po kërkon me doemos që të gjejë mënyra të ndryshme për të tërhequr klientët edhe që pas incidentit të ndodhur gjatë debutimit të koleksionit në shfaqjen e modës “Alta Moda” në Venecia.

Koleksioni i tyre elegant është zbukuruar secili me një nga katër motivet kryesore: Blu mesdhetare, Carretto, Leo dhe Zebra. Në dispozicion tani janë jastëkë prej kadifeje të frymëzuar nga shallet e ‘Dolce & Gabbana’–s, batanije me ilustrime leopardësh, enë qelqi në ngjyra të ndryshme dhe tabaka me motive limoni siciliane. Shtëpia italiane e modës thotë se do t’i ofrojë ato online deri në fund të muajit dhjetor.

1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.