Celebrities Gossip Showbiz

Fisnik Syla tregon të vërtetën e ndarjes nga Fjolla Morina, ka tradhtuar ai apo jo?

Ai është sipërmarrës, por prej disa kohësh është bërë pjesë e medias rozë, që në momentin kur u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina, marrëdhënie e cila u finalizua me një martesë përrallore në Maldive një vit më parë. Mirëpo përgjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme të ndryshme mbi jetën e tyre, ku sipas disa ‘thumbave’ të këngëtares u dyshua se Fisniku mund ta kishte tradhtuar.

Së fundmi në një intervistë të dhënë, biznesmeni ka treguar se nuk ka qenë për arsye tradhtie pasi ai është besnik në një lidhje.

Ata që rrinë afër meje e dinë që Fisniku nuk është tradhtar. Kur jam në një lidhje jam shumë i fokusuar. E kemi parë që nuk funksjonon më lidhja jonë. Ka mbaruar gjithçka.

Fisniku prej 23 vitesh jeton në Belgjikë dhe në fakt atje nuk është i panjohur për mediat, pasi ka qenë pjesë e politikës nga ku u realizua edhe intervista ekskluzive për “Wake Up para pak ditësh.

Ai tregoi nëse pas Fjollës do të lidhej më me një vajzë të njohur të showbiz-it, ai nuk e mohoi si mundësi.

Jetës nuk i dihet. Edhe personazhet publikë janë personazhe normalë. Në jetë nuk i dihet se me kë lidhesh në të ardhmen.