Sport

Fituan trofeun në Tiranë, Roma nis festën me autobus të hapur në kryeqytetin italian

Roma po i gëzohet titullit të fituar në Tiranë pasi mposhtën 1-0 Feyenoord.

Pas festës në Tiranë dhe më pas në aeroport sot i gjithë qyteti i Romës do ketë mundësi t’i bashkohet ekipit për të gëzuar për trofeun e Uefa Conference League.

Klubi verdhekuq ka njoftuar se duke nisur nga ora 16:30 do të dalë në qytet me një autobus të hapur për të festuar titullin. Të besuarit e Mourinhos kanë kështu mundësinë për të marrë përgëzimet dhe duartrokitjet për arritjen e tyre kundër Feyenoord.

Autobusi do kalojë nëpër disa rrugë, ndërsa në fund do ndalet në qendër të qytetit. Sakaq me mijëra qytetarë janë mbledhur tani në rrugë në pritje të ekipit.

‘Çfarë nate në Tiranë!’ UEFA falenderon kryeqytetin për finalen e Conference League

‘Çfarë nate në Tiranë!’ Kështu thotë UEFA për organizimin e finales së Conference League që u zhvillua në Tiranë. Institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka mbetur qartë i kënaqur për të gjithë situatat, që në fund kurorëzuan Romën si kampione të këtij kompeticioni.

“Çfarë nate në Tiranë! Faleminderit që vutë në skenë finalen e parë të Ligës së Konferencës,”- shkruan UEFA.

Ky ishte sezoni i parë i këtij kompeticioni, ndërsa për finale iu ndanë 3 milionë euro skuadrës që humbi dhe 5 për fituesin që në këtë rast ishte Roma.