Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. Përveç se temave aktuale, të ftuarve interesantë e shumë kuriozitete të tjera, Jerida Sakaj ndalet edhe tek thëniet motivuese. Ja disa fjalë të mençura nga Nelson Mandela për t’i mbajtur vathë në vesh…
Vështirësitë e jetës disa i lodhin, të tjerë i forcojnë. Por nuk ka asgjë në botë që të vrasë shpirtin e atij që ëndërron të arrijë diçka në jetë, sepse ai di që di të ëndërrojë mund të jetë edhe kapiten i shpirtit të tij!