Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët e mamasë së Oriolës për të bijën janë ato që duhet të dëgjojë çdo prind!

Aktivistja Xhoi Jakaj është e njohur si pedagoge dhe autore e disa librave. Ajo gjithashtu është dhe presidente e një shoqate aktiviste. Xhoi përpos shumë angazhimeve në profesionin e saj, padyshim që në publik njihet edhe si e ëma e Xhulia dhe Oriola Marashit. Bukuroshet janë dy modele shumë të përfolura e sidomos kjo e fundit, e cila është padyshim një nga më të kërkuarat që ka vendi ynë.

Së fundmi dihet se Oriola është pjesë e firmës prestigjioze dhe të njohur ndërkombëtarisht, ‘Guess’. Së fundmi, modelja ka zhvilluar një sfilatë për ta dhe fjalët e mamasë saj që tregojnë aq shumë mbështetje dhe krenari për të bijën janë ato që duhet të dëgjojë çdo prind. Teksa i ka dedikuar Oriolës një postim në llogarinë e saj në Instagram me disa momente të kapura gjatë sfilatës, krahas ka shkruar:

Me disa momente nga sfilata e rradhës e Oriolës time në Guess, dua t’u drejtohem gjithë prindërve shqiptar, nënave dhe baballarëve, mbështete fëmijën tënd gjithnjë, gjatë rritjes jepi shumë besim, mbroje dhe duaje edhe nëse nuk është nxënës ekselent, edhe nëse opinioni mbarëpopullor nuk është dakord me ty, edhe nëse nuk ështē ai fëmija perfekt që ti ke menduar se duhet të jetë, fëmijëria ndikon në zgjedhjet që bëjmë të gjithë ne kur rritemi, po ke qenë fëmijë i ndrydhur, i presionuar apo pa vetbesim, vështirë të jesh ndryshe kur je adult. Po i dhe fëmijës tënd dashuri, vëmendje dhe mbështetje dije se do të të kthehet mundi një ditë. Fundja ne jemi të qetë kur rrisim fëmijë të fortë dhe të aftë për t’u përballur me çdo vështirësi, jeta është përpjekje, luftë e sakrifica dhe asgjë në ktë botë nuk është e lehtë,
Ky status më tepër se sa të promovoj sukseset e sime bije, më erdhi spontanisht nga një nënë që përqafoj vajzën e saj mbrëmë në BBV dhe i tha se të dua e mbroj edhe pse nuk më more leje kur hyre në këtë spektakël, apeli im sot është: bëje që herët atë veprim, mbroje me forcën e nënës sepse ajo lloj force i shërben vajzës deri në fund të jetës…forca e nënave mposht çdo lloj paragjykimi tē kësaj bote të ashpër… Ne që jemi nëna e ndjejmë dhe e pranojmë se copëzat e lumturisë që marrim nga fëmijët tanë janë më të bukurat, më sublimet ato që ta mbushin syrin me lot gëzimi dhe shpirtin me dashuri… 

E ftuar para pak muajsh e ftuar në TAR, Xhoi ka folur për eksperiencën e saj si Drejtoreshë e Burgut të Grave 325 dhe mendimin e saj për dënimin me vdekje pas krimeve të shumta që janë bërë në vendin tonë, ku një pjesë e mirë e njerëzve kërkojnë rikthimin me ngulm. Aktivistja u shpreh totalisht kundër këtij dënimi.