Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët më të bukura për ditëlindje, Sabri Fejzullahu nuk i mori nga Ermali por nga nusja e tij!

Sabri Fejzullahu është një nga këngëtarët më të vjetër dhe legjendarë të Kosovës. Një artist me aq shumë vite në skenë dhe aq i suksesshëm ka qenë një frymëzim për shumë të tjerë dhe gëzon respektin e tyre.

E si një artist kaq i madh padyshim që ka krijuar te njerëzit shumë kuriozitet për të dhe portalet vazhdojnë të shkruajnë për të si ditën e parë. Ditën e sotme, Sabriu feston ditëlindjen e tij dhe padyshim që nuk munguan urimet e shumta për të, por nëse mendonit se më i bukuri i erdhi nga djali i tij, këngëtari i njohur Ermali e keni gabim. Fjalët më të bukura ia dedikoi pikërisht nusja e tij, një figurë jo pak e njohur për publikun, Ariana. 

Babush urime ditëlindjen! Të uroj lumturi, dashuri dhe shëndet të plot. Faleminderit për frymëzimin që na jep çdo ditë. Mos harroni të merrni nipërit dhe mbesat për fundjavë.

Dihet se koncepti ‘fake news’ është përhapur në gjerësi, ashtu si ka ndodhur dhe rasti së fundmi me artistin ku brenda tre muajve e kanë shpallur të vdekur katër herë. Lidhur me këto lajme të pavërteta dhe absurde ka reguar Sabri Fejzullahu me një video ku sqaron qartë se është shëndoshë e mirë.

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë.  Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur. Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.