Celebrities Gossip Showbiz

Fjalët më të bukura për sot i dëgjuam në urimin e Enit për Gencin në urimin e ditëlindjes!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Dyshja nuk ngurrojnë të ndajnë momente me njëri-tjetrin në rrjete sociale ku gjithashtu nuk mungojnë edhe dedikimet plot dashuri. E ditën e sotme ku Genci feston ditëlindjen e tij të 41-të, fjalët më të bukura padyshim i mori nga partnerja e tij, Eni e cila e uroi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Faleminderit për gjithçka që bën për ta bërë jetën time të mrekullueshme. Ti je shoku im më i mirë, shpirti im binjak dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Në çdo hap që bëj dhe çdo moment që jetoj…dua të jem përgjithmonë me ty! Faleminderit që më ke vjedhur zemrën. Të dua.

Çifti simpatik i këngëtarëve, zbuluan gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të re të titulluar “Ama”. E para pak ditësh, dyshja kanë organizuar ‘babyshower-in’ e bebes dhe njëkohësisht Eni ka festuar dhe ditëlindjen e saj. Këngëtarja ka ndarë me ne disa nga momentet më të bukura nga atmosfera festive.