Health & Beauty Lifestyle

Fjetja me shpinë gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë, ja çfarë duhet të dini!

Fjetja me shpinë gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë mund të rrisë rreziqet e lindjes. Kur flini e shtrirë gjatë shtatzënisë, e tërë pesha e mitrës shtypë një venë të madhe në abdomenin tuaj e cila quhet ‘vena inferiore cava’ dhe kjo e redukton gjakun i cili rikthehet në zemër dhe njëkohësisht e zvogëlon furnizimin e gjakut që shkon në mitër.

Por, sa është rreziku i të lindurit një foshnjë të vdekur si pasojë e fjetjes me shpinë? Rreziqet, sipas NHS-së, janë 1 në 200 lindje. Por, duhet pasur parasysh se lindja e foshnjës së vdekur mund të ndodh për shumë arsye dhe ndonjëherë nuk keni çfarë të bëni për ta parandaluar atë.

Megjithatë, thjesht duke i ndryshuar pozicionet në të cilat flini mund ta ulni rreziku. Ekspertët rekomandojnë të flini në krah të majtë gjatë kohës kur jeni shtatzënë sepse kështu rrisni sasinë e gjakut dhe vlerave ushqyese të cilat arrijnë deri te foshnja juaj. Nëse keni fjetur me bark përpara shtatzënisë, mund të vazhdoni të flini në këtë pozicion në muajt e parë të shtatzënisë. Sidoqoftë, pas tremujorit të parë, thjesht nuk do të jeni në gjendje të shtriheni më përmbys për shkak të barkut, prandaj shijoni gjumin në këtë pozicion në 3-mujorin e parë.