Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla Morina ‘thumbon’ sërish me postimet e fundit!

Ai është sipërmarrës, por prej disa kohësh është bërë pjesë e medias rozë, që në momentin kur u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina, marrëdhënie e cila u finalizua me një martesë përrallore në Maldive më shumë se një vit më parë. Mirëpo, dyshja nuk qëndruan çift për një kohë të gjatë dhe shumë shpejt deklaruan se nuk janë më me njëri- tjetrin.

Herë pas here nuk kanë munguar ‘thumbat’ në rrjete sociale nga ana e të dyja palëve duke na treguar se mes tyre gjërat nuk janë mbyllur dhe aq mirë. Ashtu si dhe  Instastory-t e postuar para vetëm disa ditësh me thumba dhe shumë fjalë kundra njëru-tjetrit duket se akoma ‘lufta’ mes tyre nuk ka mbaruar. Vetëm pak më parë Fjolla ka postuar përsëri disa fjalë, të cilat duken se përsëri i drejtohen ish-partnerit të saj.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla lansoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë në më pak se një muaj nga publikimi ka arritur të ketë afro 2 milion klikime në platformën YouTube.