Celebrities Gossip Showbiz

Fjolla rikthehet në Instagram, por një detaj tjetër shton dyshimet se mund të jetë ndarë nga Fisnik Syla!

Para pak ditësh këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi.  Sipas avokatit mbrojtës, Fanol Krasniqi, gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj në Shqipëri dhe iu ndërpre masa e paraburgimit.

E dënuar në mungesë në vendin tonë për trafik armësh, Morina u arrestua në Prishtinë në korrik, pas 10 muajsh arrati për shkak se u largua nga shtëpia në Kukës ku qëndroi 4 muaj, drejt Kosovës. Ajo tha se ditën kur policia i shkoi në shtëpi për të kontrolluar nëse gjendej aty, ndodhej në spital pasi vuante nga depresioni. Më pas, kur mësoi se uniformat blu i kishin shkuar në banesë, u frikësua dhe u largua për në Kosovë.

35-vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikëkalimin e Morinës në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë u kap me dy pistoleta pa leje, në makinën ku udhëtonte e shoqëruar nga dy persona, njëri prej të cilëve biznesmeni Fisnik Syla, bashkëshorti i saj.

Mirëpo duket se çifti nuk po mundet ta shijojë këtë liri të Fjollës së bashku dhe kjo për faktin se mendohet se ata nuk janë më bashkë. Këngëtarja mbylli llogarinë e saj në Instagram përkohësisht dhe e rihapi sërish ditën e sotme. Ajo që na bën përshtypje është që Fjolla ka rikthyer shumë pak foto dhe ndër to asnjëera nuk është me Fisnikun, i cili gjithashtu ka fshirë postimet me të. Dyshja gjithashtu nuk ndiqen më me njëri- tjetrin.

Nuk dimë çfarë po ndodh mes tyre, megjithatë urojmë të mos jetë asgjë serioze.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.