Celebrities Gossip Showbiz

Fjoralba Ponari flet për herë të parë! A do ta prezantojë Portokallinë në sezonin e dytë?

Fjoralba Ponari prej kohësh po përflitet në media në lidhje me projektet e reja televizive dhe jo vetëm. Shumë dyshime janë ngritur nëse prezantuesja do të jetë në sezonin e dytë të Portokallisë apo jo. Teksa ka treguar se do të vazhdojë me emisionin e saj “Më thuaj një dëshirë”, në një ‘bisedë’ me ndjekësit e saj në Instagram ajo ka zbuluar se gjithashtu do të vazhdojë të jetë prezantuese e Portokallisë.

Dy projekte që kam qenë në transmetim dhe sezonin e kaluar ‘Më thuaj një dëshirë’, madje shumë shpejt do të kemi një komunikim për datën që fillojmë transmetimin. Ndërsa Portokallia rifillon punën intensive javën e fundit të shtatorit. 

Rikujtojmë se, prej kohësh përflitet për bashkëpunimin e saj me ‘Pint-at’, të cilat do të na e sjellin bukuroshen edhe si këngëtare. Pas kaq shumë pritjesh, Fjoralba duket se e ka një kohë se kur do të lançohet si artiste në tregun muzikor. Përpos prezantimit, Fjoralba ka studiuar për stomatologji, një degë të cilën e ushtron edhe si profesion në jetën e saj private.

Këngët e reja të Fjoralbës nuk po lindin nga hiçi, pasi prezantuesja bukuroshe dikur ka qenë konkurrente në ‘The Voice of Albania” dhe një nga të preferuarat e jurisë për zërin e saj shumë të veçantë.