Celebrities Gossip Showbiz

Fjoralba Ponari foli në lidhje me peshën e saj dhe dha një këshillë!

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret e cila ka arritur të pëlqehet shumë nga publiku. Ajo ka qenë bashkëprezantuese me aktorin Salsano Rrapi në emisionin e humorit “Portokalli” në sezonin e shkuar. Bukuroshja ka treguar se ajo është mjaft e angazhuar kohët e fundit. Ajo është shprehur se do të vijë jo vetëm si moderatore në emisionin që mban autorsinë e saj, “Më thuaj një dëshirë”, por edhe si këngëtare me projekte të reja muzikore.

Prezantuesja bukuroshe asnjëherë nuk i mban sekrete fansave të saj. Ajo gjithmonë është treguar shumë e sinqertë dhe këtë e ka vërtetuar gjithmonë. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram nëpërmjet një InstaStory kur Fjoralba është pyetur në lidhje me peshën e saj dhe se si arriti të dobësohej, ajo është përgjigjur duke thënë se :

Kam qenë 70kg, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani jam 56 +/- 2kg në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë! Për t’u dobësuar, haja vakte çdo 3 orë por me porcione të vogla! P.s: Konsumoja 2,5 – 3l ujë gjatë ditës! 

Rikujtojmë se, prej kohësh përflitet për bashkëpunimin e saj me ‘Pint-at’, të cilat do të na e sjellin bukuroshen edhe si këngëtare. Pas kaq shumë pritjesh, Fjoralba duket se e ka një kohë se kur do të lançohet si artiste në tregun muzikor. E pyetur nga ndjekësit e saj në një ‘Ask me a question’ në Instagram-in e saj, ajo ka zbuluar planet e të ardhmes duke treguar se do të rikthet me prezantimin e “Portokalli’ dhe “Më thuaj një dëshirë” dhe në janar do të bëjë gjëra përtej televizionit, që me shumë mundësi do të jenë këngët e saj.