Celebrities Gossip Showbiz

Fjoralba Ponari poston si rrallëherë foto të partnerit të saj të zemrës!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj ama vetëm pak më parë i ka habitur të gjithë, pasi ka postuar një foto vetëm të të dashurit të saj.

Së fundmi Fjoralba ka dhënë mendimin e saj në lidhje me sulmin kibernetik ndaj faqes zyrtare të Instagramit të “Big Brother Vip”, i cili ndodhi gjatë postimit të videove të performancave të banorëve të progarmit “Talent Show”, që ata zhvilluan brenda shtëpisë, ku me anë të pëlqimeve të videove të postuara do të zgjidhej dhe performanca më e mirë. Ama më pas faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” njoftoi se kanë pasur të bëjnë një sulm kibernetik me qëllim blerjen e klikimeve dhe ‘liket’ e atyre videove nuk janë 100% reale. Për këtë Fjoralba ka treguar se ishte e bindur që diçka e tillë kishte ndodhur, pasi edhe vetë bukuroshja ka pasu të bëjë me një sulm kibernetik në Instagramin e saj në vitin 2020.