Celebrities Live From Tirana

Fjorentina Halili sqaron të vërtetën e marrëdhënies me Xhani Demika-n!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-konkurrentja e “Big Brother 9”, Fjorentina Halili, e cila njihet për natyrën e saj super energjike. Por çfarë mendimi ka Fjorentina, a ishte më e lehtë të gjehej dashuria në Big Brother apo në Për’puthen?

Në Big Brother je e mbyllur për 3 muaj rresht dhe sheh të njëjtët persona ku detyrimisht krijon afeksion. Tek Për’puthen thjesht je aty për disa orë dhe jashtë nëse sheh një djalë tjetër ti ke mundësi ta njohësh sepse nuk i ke kamerat. Në Big Brother çdo lëvizje monitorohej. Formati i Big Brother-it që isha unë ishte me interesant, pra të luash në çift. Po të isha futur në një moshë më të vogël do të bëja më shumë budallallëqe. Edhe pse aty unë përsëri nuk kam qenë fare e kontrolluar. Nga Big Brother nuk më ka mbetur asnjë pishman. Unë kam qenë si në shtëpi aty, harrova që kisha kamerat, isha shumë e lirshme. Kisha harruar madje që kisha edhe një familje që më shikonte.

Fjorentina është përfolur shumë edhe për marrëdhënien e saj me Xhani Demika-n, duke qenë se shihen shumicën e kohës krah njëri-tjetrit. Për të vërtetën e këtij raporti Fjorentina sqaron se:

Xhani është dashuria e jetës në shoqëri. Nuk ka njeri që nuk na shkruan duke qenë se jemi gjithë kohës me njëri-tjetrin. Unë e kam Xhanin shumë shok, kemi hyrje-dalje familjare. Ai më ka këshilluar gjithmonë, më ka mbajtur gjithmonë pranë vetes.

E pyetur nga moderatoret Klodiana Vata dhe Genta Hodo se ku e sheh Fjorentina veten në të ardhmen, ajo shprehet se:

Në botë mund ta shoh veten, këtu nuk ka të ardhme. Tani na rroft Instagrami që po punojmë.