Celebrities Live From Tirana

Fjorentina Halili zbulon se kë simpatizon nga djemtë e shtëpisë së “BBV” dhe jo nuk është Luizi…

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-banorja e “BB”, Fjorentina Halili për të na folur më shumë rreth finales së madhe së edicionit të dytë të “BBV” më 6 maj. Si po i duket katërshja finaliste Fjorentinës? Zbuloni për këtë e shumë të tjera duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, sa i përket Luizit dhe sjelljes së tij disi agresive dhe bullizuese ndaj vajzave të shtëpisë, si e komenton Fjorentina? Për këtë e shumë të tjera zbuloni duke klikuar në këtë link. 

Komenti i Fjorentinës për gjysmëfinalistët Nita dhe Qetsori të cilët lanë shtëpinë e “BBV” Prime-n e kaluar?

Mendoj se Kosova e ka zgjedhur fituesin dhe është Luizi. Në fakt isha në dilemë për Nitën por Kristi ka bërë më shumë se ajo në lojë. Rrija me idenë që një vajzë nga Kosova mund ta votojnë por prapë thoja që Kristi ka qenë më shumë lojtar. Sa i përket Qetsorit, ai e ka fituar “BB” e tij këtu e disa vite më parë. U fut të provonte edhe një herë emocionet. Ai i mori të gjitha benefitet këtu e para 20 vitesh, mos të pretendonte më shumë dhe aq më tepër ta fitonte. Ai duhej të thonte që nuk e meritoj finalen.

Si e parashikon Fjorentina finalen e “BBV”?

Mendoja që nëna e Luizit do vinte në finale. Mendoj se në finale do t’i vijë shoqëria Luizit, Efit mendoj se mund t’i vijë i dashuri ndërsa Deas mos i vjen Amosi.(qesh) Dea mendoj se me atë të vetën shkoi deri në finale, e kishte një të veçantë se kot nuk shkoi, ka ditur të luajë. E kam gjykuar në fillim Dean, kam folur fjalë që edhe mund ta prekin. Gjatë javës qëndron pak në gjumë, i mbledh të gjitha në trurin e saj dhe në Prime argumenton shumë bukur. Kristi nga ana tjetër është simpatizanti im, më pëlqen mënyra se si i ka përballuar sherret. Një djalë shumë i kulturuar që përballoi shumë mirë edhe pjesën me Keisin.