Rajoni

Flakët “përpijnë” masivin pyjor në Greqi, shkojnë afër autostradës!

Në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të kryeqytetit grek ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor dhe po përhapen me shpejtësi.

 

Në fotot më sipër ( të sigurura nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe) zjarri duket shumë pranë rrugës kryesore.

Në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse ndërsa në përballjen me to është vënë edhe helikopteri rus Barilev.