Showbiz

Flet ish-menaxheri i Schumacher: “Gruaja po fsheh të vërtetën rreth tij”

Willi Weber ish-menaxheri i kampionit të “Formula 1” në një intervistë të dhënë së fundmi tregoi publikisht se gruaja e Schumacher, Corinna e ka ndaluar atë të takojë ish-sportistin.

Ai u shpreh se ajo është duke e mbajtur të fshehtë 50-vjeçarin nga të gjithë dhe kjo gjë është shumë e dyshimtë. “Ajo po fsheh të vërtetën” -tha ai duke mos treguar konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

Kujtojmë se Michael Schumacher pati një aksident thuajse fatal në vitin 2013 pasi përplasi kokën tek një shkëmb ndërsa po bënte ski.