Flet konkurrentja 40-vjeçare që u ofendua nga Albi Nako: “Ja arritëm qëllimit bëmë zhurmë mediatike”
Live From Tirana • 20:36 25/01/2021
Këtë të hënë në “Live From Tirana” e nisëm me shumë energji teksa disktuam dhe hodhëm dritë mbi një nga çështjet më të nxehta të momentit. Bëhet fjalë për episodin që ndodhi pasditen e kaluar tek “Just Dance” në Top Channel, ku Albi Nako bëri komente seksiste dhe diskriminuese kundrejt një konkurrenteje 40-vjeçare. Bela e cila prej më shumë se 2 dekadash e ka patur pasion kërcimin ishte sot në studion e Top Albania Radios ku rrëfeu si qëndron e vërteta. Sikundër konfirmoi dhe koreografi i mirënjohur në fillim të emisionit, gjithçka ishte një lojë që ata nuk e prisnin të merrej kaq seriozisht nga pubiku. 40-vjeçarja tha se si prej 20 vitesh ka punuar krah Albi Nakos dhe ai ka qenë një ndër të vetmit që ka përkrahur pasionin e saj për kërcimin dhe ishte ai i cili e shtyu që të konkurronte në “Just Dance”. Bela u shpreh se situata që ndodhi gjatë spektaklit ishte vetëm për të bërë zhurmë mediatike dhe nëse Albi nuk do të kishte bërë ato komente, ajo nuk do të kishte dalë nëpër portale apo të ftohej në emisione të ndryshme radio-televizive. “Punoj me Albin prej vitesh dhe këtë herë ne ja arritëm qëllimit, bëmë zhurmë mediatike. Ne jetojmë në Shqipëri ku nuk merret për bazë komenti pozitiv dhe nëse Albi nuk do të kishte thënë ato që tha unë nuk do të isha sot këtu me ju. Ndër vite kam marrë pjesë në 5 kompeticione kërcimi dhe sa i përket “Just Dance” unë i kërkova vetë Albit që të bënte pjesë dhe të më promovonte.” Genta Hodo Ksenja Shoshaj Bela Danko Dj
“I llastuar nuk lind, bëhesh”/Psikologia Lorela Garuli tregon gabimet që prindërit bëjnë me fëmijët!
Live From Tirana 12:26 19/04/2024
Fjodora Fjora për Heidin: “Më përpara ishte e ftohtë, por tani më duket e përfshirë me Romeon…”
Live From Tirana 12:22 19/04/2024
“Të tjerët e kanë lënë në baltë, por unë e shoh në finale”/Për kë banore të BBV e ka Fjodora Fjora?!
Live From Tirana 12:21 19/04/2024
“Ka vendosur të çojë misionin deri në fund dhe të fitojë!”/Fjodora Fjora mbi debatin Egla-Jetmir!
Live From Tirana 12:19 19/04/2024
Zhaklina Gjolla plas bombën: “Shkëndija të forta mes Romeos dhe Rozës…”
Live From Tirana 11:29 18/04/2024
Marrëdhënia e Meritonit dhe Ilnisës në sytë e Zhaklina Gjollës: “Ka fituar pikë, shumë xhentil…”
Live From Tirana 11:27 18/04/2024
Trekëndëshi Egla-Romeo-Heidi, Zhaklina Gjolla: “Është provokative e fshehur…”
Live From Tirana 11:25 18/04/2024