Celebrities Live From Tirana

Flet Tereza Limani, gruaja që ka strehuar 30 kafshë në shtëpi…

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth dashurisë për kafshët ishte e ftuar në studio Tereza Limani. Tereza njihet duke qenë se ka mbajtur për një periudhe kohe 30 kafshë në shtëpinë e saj. Por se si ka qenë kjo eksperiencë për të, ajo na flet më shumë vetë…

Unë gjithë jetës i kam dashur kafshët, kanë qenë një dashuri e brendshme e shpirtit tim. Dhembshuria që kam ndaj tyre më shtyn t’i ndihmojë. Me mundësinë time ekonomike, si dhe me ndihmën e vullnetarëve i kam ndihmuar dhe jam e lumtur për këtë. Vendimi për t’i marrë ishte që mos t’i leja në rrugë. Ato ishin strehuar në një klinikë veterinare në lagjen time e cila u mbyll për arsye të koronavirusit. Në fillim 5 i mora atje, 2 i kisha vetë dhe më pas në derën timë vinin e më sillnin kotele apo qen duke qenë se e dinin që unë do t’i shërbeja.

Unë sa të kem jetën e fuqinë fizike do të mbaj kafshë. U lodha atë periudhë që i mbajta të 30-të, i mbajta për një periudhë 5-6 mujore. U lodha shumë fizikisht dhe shpirtërisht. Kafsha do kujdes, sikur një të kesh do t’i rrish në kokë. Unë në fakt i adoptoj nuk i mbaj të gjithë. Tani kam 10 kafshë. Një qen së fundmi e gjeta në Aeroportin e Rinasit të braktisur, e mora, nuk ja ktheva dot shpinën, do ta sterilizojë dhe do ta jap për adoptim. Kur i jap më dhemb shpirti por nuk kam çfarë bëjë, është përgjegjësi e madhe. 

Qent apo macet, kë preferon Tereza?

I kam njësoj. Qeni të behet si shok, te lokali e merr me vete. Qeni kupton shumë ndërsa macja është lajkatare. Macet po t’ja plotësosh kushtet e lënë 4-5 ditë vetëm ndërsa qenin jo. Nesë provon ta mbash njëherë një kafshë, do ta duash dhe do ta kërkosh gjithmonë. Kafsha mbahet brenda në shtëpi, nuk mbahet në ballkon. Unë flej me macet, i dua shumë.