Lifestyle

Flini me apo pa çorape?! Ja çfarë tregon kjo për ju

Shumë njerëz preferojnë që të flenë me çorape dhe kjo për arsye nga më të ndryshmet, por arsyeja kryesore është se kanë shumë ftohtë gjatë sezonit të dimrit. Ndërsa persona të tjerë e ndiejnë shumë bezdi dhe e kanë të vështirë mbajtjen e çorapeve gjatë natës.

Kjo u jep atyre një ndjenjë nxehtësie të tepruar dhe parehati. Në këtë artikull do të njiheni me disa fakte të vërteta se çfarë ndodh me ju kur flini me çorape dhe kur i hiqni ato.

Nëse flini me çorape

Nëse vishni çorape në shtrat, ndoshta kjo është sepse jeni shumë i ndjeshëm ndaj të ftohtit. Nëse është kështu, kjo mund të lidhet me aspekte të ndryshme të fizikut tuaj, duke përfshirë trashësinë e lëkurës suaj dhe shkallën metabolike të trupit tuaj. Njerëzit me një metabolizëm të rritur ndjehen të nxehtë dhe të djersitur gjatë gjithë kohës, ndërsa ata me një metabolizëm të ngadaltë dhe qarkullim të dobët të gjakut ndjehen të ftohtë më shumë se njerëzit e tjerë.

Por, ndërkohë që jeni i ndjeshëm ndaj të ftohtit është një kusht i lidhur me karakteristikat tuaja fizike dhe biologjike, gjithashtu ka të bëjë me perceptimin tuaj të hapësirës dhe temperaturës. Kështu, dy njerëz me karakteristika fizike shumë të ngjashme mund të perceptojnë klimën e jashtme në mënyra shumë të ndryshme. Njerëzit të cilët ndjejnë nevojën për të fjetur me çorapet e tyre zakonisht kërkojnë të mbrohen.

Nëse je një prej tyre, shanset janë që ju adhuroni vende komode dhe gjithmonë kërkoni të krijoni marrëdhënie shumë intime me të tjerët. Ju jeni një person i prekshëm dhe nuk keni frikë për ndarjen e hapësirës suaj personale. Përqafimet ju bëjnë të lumtur.

Nëse flini pa çorape

Nëse nuk mund ta tolerosh idenë e gjumit me çorape dhe vetëm mendimi i këmbëve të mbuluara gjatë natës të bën të ndihesh i sikletosur, ndoshta është sepse ke një metabolizëm më të shpejtë se të tjerët, qarkullim të mirë të gjakut si edhe lëkurë më të trashë.

Ju nuk e ndjeni nevojën për çorape sepse trupi juaj është i ngrohtë shumicën e kohës. Megjithatë, nuk është thjesht fizike. Duke qenë më pak të ndjeshëm ndaj të ftohtit është gjithashtu e lidhur me mënyrën se si ndërveproni me të tjerët. Nëse fle gjumë zbathur, ndoshta je një person shumë i pavarur.

Ju e vlerësoni shumë hapësirën tuaj personale dhe hyni në kontakt me të tjerët vetëm kur jeni të gatshëm të ndërveproni. Në një marrëdhënie tenton të marrësh një rol mbrojtës, je i sinqertë dhe nganjëherë sfidues, por ti e di se si të kujdesesh mirë për njerëzit që kanë shumë nevojë për ty.