Health & Beauty Lifestyle

Flini vetëm 5 orë gjumë?! Hidhini sy studimi të ri!

Të flini pak orë sipas studimeve, rrezikoni shëndetin tuaj. Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes sasisë së gjumit dhe sistemit imun, duke treguar se si gjumi mund të ndikojë në ftohje dhe grip. Studimi i kryer nga “National Health and Nutrition Examination Survey”, ku u analizuan rreth 22,000 të rritur, gjeti se mungesa e gjumit dobëson aftësinë e trupit për t’i rezistuar ftohjes dhe gripit.

Sipas studimit, ata të cilët bënin vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kishin 20% më shumë gjasa që të ftohen dhe 50% më shumë gjasa që të merrnin ndonjë infeksion, se sa ata të cilët bëjnë shtatë orë gjumë. Gjithashtu, ata që bëjnë vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kanë 88% më shumë gjasa që të marrin infeksion në gjoks.

Këto rezultate tregojnë një lidhje të qartë mes gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme fizike. Gjithashtu, këshillohet heqja e pajisjeve elektronike dhe shmangia e vakteve të bollshme para gjumit. Aktiviteti fizik dhe ekspozimi ndaj dritës gjatë ditës, mund të nxisin gjithashtu gjumë të mirë.

Nëse jeni në stres me siguri gjëja e fundit që mendoni është të flini dhe keni të drejtë. Mendimi i tepruar bën që orët e gjumit të zvogëlohen në mënyrë dramatike. Por ka gjithmonë një dritë në fund të tunelit. Ekzistojnë disa gjëra që ekspertët thonë se duhet t’i shmangni. Mos e ndryshoni rutinën tuaj të gjumit.