Lifestyle

Flisni shpesh me qenin tuaj?! Njihuni me mendimet e tij…

Qentë, janë një nga dashuritë më të mëdha të njerëzve dhe shumë do të donin që ata të ishin në gjendje të flisnin. Por, së pari lind pyetja nëse ata mund të na kuptojnë kur ne i flasim?!

Një studim i ri ka zbuluar se si truri i qenit përpunon fjalitë – dhe duket se nuk është shumë ndryshe nga i yni!

Ndërsa flasim me qentë tanë, të dy pjesët e fjalive, ato që themi ne dhe si i themi ato, përmbajnë informacion për trurin e qenit.

Kur themi “ulu”, qentë tanë ulen.
Kur i lavdërojmë me zë të lartë, ata arrijnë të kuptojnë qëllimin tonë pozitiv. Por ne dimë shumë pak për atë që ndodh në trurin e tyre gjatë këtyre ndërveprimeve.

Studiuesit hungarezë matën aktivitetin e trurit të qenit përmes një makine FMRI. Qentë ishin zgjuar gjatë gjithë studimit dhe dëgjuan fjalë të njohura lavdërimi dhe fjalë të panjohura, neutrale, të folura me intonacione lavdëruese dhe neutrale.

Nga rezultatet u zbulua se truri i qenve, njësoj si i yni, e përpunon fjalitë në mënyrë hierarkike: intonacioni së pari, pastaj fjalët e njohura.