Celebrities Gossip Showbiz

Flori Mumajesi ngre dyshimet se po bëhet baba për herë të parë!

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një nga kantautorët më të mirë dhe më të suksesshëm të vendit tonë. Ai shpesh është përfolur për flirte dhe lidhje me vajza të njohura të showbiz-it, megjithatë asnjëherë nuk ka treguar diçka serioze.

Por, një Instastory e postuar pak më parë nga vetë Flori, na ngriti dyshimet se mos ndoshta statusi në jetën e këngëtarit ka ndryshuar dhe madje ai do të bëhet baba. Ai ka postuar foton e një foshnjeje, teksa e ka shoqëruar me një emoji në formën e zemrës.

Se çfarë ka dashur Flori të shprehë me këtë foto ende nuk po e kuptojmë, por urojmë që të jetë për ndonjë lajm që do të na gëzojë të gjithëve!

Çfarëdo që prodhojnë çunat e “ThreeDots’ nuk ka dyshimin më të vogël që do të kthehet në hit. Këtë e vërtetojnë jo vetëm milionat e klikimeve të tyre, por muzikën e tyre mund ta dëgjosh kudo. Ashtu siç bashkëpunimi më i fundit i tyre, që na solli një frymë shumë verore “Nina” është bërë sensacioni i kësaj vere.

E duket se, surprizat e çunave nuk kanë fund! Para disa ditëve, vetë Flori ka publikuar një Instastory nga studio e tij, ku duket Bruno dhe këngëtarja e njohur shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj, ku treguan se mund të sjellin “Nina 2” në bashkëpunim me këngëtaren.