Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Florian Agalliu zbulon se cilat aktore do të zgjidhte për të luajtur një film erotik!

Aktori Florian Agalliu, i ftuar në emisionin “Ndryshe” në TAR në prezantimin e Salsano Rrapit dhe Adi Pojana ka treguar detaje dhe planet në karrierën e tij si aktor. Flori, gjithashtu nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve ngacmuese të dy prezantuesve.

Jam angazhuar në një shfaqje teatrale. Më kishte munguar publiku që na ndjek në skenë. Në raport me televizionin dhe tatrin, ky i fundit më mbush shpirtërisht, por nuk të jep aq përfitime sa televizioni.

I pyetur se cili është regjisori i tij i preferuar, aktori nuk ngurroi të përmendte emrin e regjisorit Altin Basha, duke e konsideruar jo vetëm si më të mirin, por edhe se pas tij janë shumë vende bosh.

Është njëri dhe pas tij janë dhjetë vende bosh, pastaj vijnë tjerët. Regjisori që veçoj është Altin Basha, i cili ka qenë gjithashtu edhe mësuesi im.

Por, si është përgjigjur Flori kur e pyesin se cilën aktore të njohur do të zgjidhte për një film erotik? Aktori nuk ka treguar vetë,m një, por dy emra.

Do zgjidhja Megan Fox, ndoshta dhe Scarlett Johansson.