Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sport

Florian Marku i pamposhtur, fiton duelin ndaj francezit Luisetto dhe mbron titullin Kampion Bote.

Florian Marku është i pandalshëm në ring duke korrur një tjetër sukses. ​Boksieri shqiptar mbrojti mbrëmjen e djeshme titullin kampion bote në kategorinë ‘IBF International Welterweight’, duke mposhtur me vendim unanim të gjyqtarëve, francezin Jorick Luisetto, një duel me tetë raunde zhvilluar në stadiumin “SSE Arena” të Londrës.

Një sukses i merituar i Marku, ende i pamposhtur në ring, duke korrur mbrëmë suksesin e dhjetë në karrierë (ka edhe 1 barazim).

Kjo ishte hera e parë për Florian Marku që mbronte titullin kampion të peshës ‘IBF International Welterweight’ (pesha deri 67kg), trofe që e pati fituar dy muaj më parë po në Londër.

Një sfidë e mirë e boksierit shqiptar, i cili i mbështetur nga qindra shqiptarë të pranishëm me flamujt kuqezi, nuk zhgënjeu, duke treguar një boksim të mirë. Për Luisetto, kjo ishte humbja e tretë në karrierë (ka edhe 11 fitore).

Të tre gjyqtarët i dhanë fitoren Markut me shifrat 78-75.

Në 25 shtator të këtij viti Florian Marku fitoi për herë të parë titullin kampion bote në boks për kategorinë e peshës “Welter”, pasi mundi ukrainasin Maxim Prodan me 10 raunde.

Pak pas ndeshjes, Marku ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke thënë se u mundua që në raundin e parë për “Knockout” por që nuk u bë e mundur.

Më tej Marku thekson se për këtë vit kjo ishte ndeshja e fundit për të, pasi do t’i përkushtohet familjes, për tu rikthyer sërish vitin e ardhshëm .

Deklarata e Markut:

FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE . Faleminderit te gjith ju qe ishit sot prezent Edhe te gjith qe mkeni ndjek Live neper  jam munduar prej raundit tpar per Knockout Por nuk erdhi. Renci ka fitorja tani do mar pak kohe pushim me familien, dhe nga viti tjeter do kemi ndeshje te medhaja.Ju falenderoj nga zemra te gjithve per perkrahjen