Sport

Florian Marku mposht ukrainasin Prodan, kampion bote i pamposhtur!

Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara.

Marku ishte dominues ndaj kundërshtarit të tij. Edhe pse nuk arriti ta hidhte me “nokaut” ukrainasin Prodan.

Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

Kujtojmë se kundërshtari i tij kishte 19 fitore dhe asnjë humbje, kjo ishte e para për të!

Vijon ..