Bota Celebrities Sport

Florian Marku nuk di të ndalet, fiton ndeshjen me Chris!

Boksieri shqiptar Florian Marku kapërceu provën më të madhe të karrierës së tij deri më sot, ai siguroi mbrëmë fitoren e tij të 11 në ringun profesionist kundër ish-kampionit britanik dhe Commonwealth në peshën e lehtë, Chris Jenkins në Newcastle. Shqiptari u përpoq të ngacmonte Jenkins në stilin e njohur, duke e ulur poshtë dhe duke e goditur me grushta pafund. Edhe pse Jenkins qëndroi i vendosur dhe filloi të qëllonte kundër nuk arriti që ta mundte dot Markun.

Pas goditjeve të shumta, në raundin e katërt gjithçka arriti të finalizohej sepse arbitri ndaloi lojën sepse Chris për shkak të goditjeve të marra nuk mundi dot më që të vazhdonte. Fitorja ishte plotësisht e merituar dhe në lidhje me këtë Marku u shpreh se në fillim u tremb por më pas gjithçka shkoi mirë.

Përveç deklaratës së tij pas ndeshjes ku ai u shpreh se:

Para së gjithash dua të falënderoj të gjithë njerëzit që që më kanë mbështetur. Dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë anembanë botës gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Kam respekt për Chtis Jenkins, ai pranoi të ndeshej me mua. Dua t’ju tregoja që nuk kam ardhur me fat deri këtu, unë jam zemrën time kur ngjitem në ring. Sot më ka çarë në kokë. Unë ende po mësoj. Tani dua që i radhës të jetë Amir Khan.

Marku bëri një postim edhe në rrjetin e tij social Instagram.