Aktualitet Sport

Florian Marku triumfon, mposht kundërshtarin meksikan!

Pasi mbrojti me sukses titullin IBF International në peshën lehtë, Florian Marku fitoi përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez duke e mposhtur me pikë pas 10 raundesh.

Eventi u zhvillua në Arenën Kombëtare, ku kishte të pranishëm mbi 23 mijë spektatorë. Pjesë e spektaklit të boksit ishin edhe Ymeri, Çelo e Xhelili, teksa kuqeziu Amarildo Vranja dueloi përballë bullgarit Borislav Velev për brezin WBC Youth International.

Më herët lidhur me këtë ndeshje, Floriani ishte shprehur:

Ia kam nisur në kickbox, kam dominuar, ia kam nisur në kafaz, kam dominuar në kafaz dhe tani në boks fal të madhit Zot, unë po ia dal me shumë sukses sepse përkushtohen 100%. Njerëzit nuk e dinë sesa shpirtin e jap për të arritur këtu ku jam. Meksikani vjen këtu për të fituar, ky është shansi i tij i jetës. Ai ka përballë një njeri që ka titullin dhe vjen këtu për të marrë titullin. Por, që unë të humb një ndeshje të tillë duhet të jem pa ndjenja, të mos shoh dhe të më marrin të më nxjerrin jashtë, të më çojnë në spital. Përndryshe, unë nuk e pranoj humbjen. Unë jam shumë gati dhe nuk ka shanse që të humbasë në qytetin tim dhe në Shqipërinë time të dashur.