Aktualitet

Fluks makinash, Policia apel të shmanget qarkullimi brenda qytetit të Vlorës!

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASS-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS. Kjo nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, me destinacion Himarën.

Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor: të qëndrojnë në radhë ku ka lëvizje të ngadalta si pasojë e fluksit të madh të makinave. Të mos qarkullojnë me shpejtësi, në çdo aks rrugor ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore që monitorojnë me kamera  qarkullimin.

Policia Rrugore fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.