Aktualitet

Fluks udhëtarësh edhe në Portin e Vlorës, mesatarisht 2 mijë vizitorë në ditë!

2000 vizitorë hyjnë se fundmi mesatarisht në Portin e Vlorës. Kështu shkroi kryeministri Edi Rama në Facebook, për të thënë se Shqipëria ka shumë vizitorë gjatë kësaj vere.

Krahas postimit, Rama bashkëngjiti disa fotografi nga porti i Vlorës, ku duken radhë  të gjata makinash.

“Mbi 2000 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, hyjnë së fundmi mesatarisht në Portin e Vlorës”, shkroi Rama.

Kujtojmë se në bazë të dhënave të raportuara nga INSTAT, në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë rreth 2.55 milionë qytetarë, shtetas shqiptarë ose të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.68 mln hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.