Rajoni

Foli për bashkim kombëtar, Kryeministrja serbe i përgjigjet Kurtit: Deklaratë që mund të shkaktojë trazira të mëdha!

Reagime të ashpra ka shkaktuar deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se është pro Shqipërisë së Madhe.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka thënë se kjo deklaratë mund të destabilizojë seriozisht të gjithë rajonin.

Ajo deklaratë është vetëm një gur tjetër në minimin e themeleve të stabilitetit rajonal dhe sigurisë rajonale. Ajo deklaratë mund të shkaktojë trazira të mëdha në të gjithë rajonin”, ka thënë Brnabiç për median serbe Tanjug.

Kryeministri Kurti për revistën britanike, “Monocle”, ka thënë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, në një referendum, i cili do të duhej të bëhej në mënyrë paqësore e demokratike.

Unë mendoj se nëse do të ekzistonin dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam zgjedhur kryeministër për të luftuar korrupsionin për të hapur vende pune për të rinjtë dhe gratë. Por në të ardhmen nuk do ta përjashtoja. Sidoqoftë për stabilitet në rajon më e mira do të ishte nëse gjashtë vendet e Ballkanit të hynin në BE. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por një komb, ne nuk e shpallem pavarësinë kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë, ka thënë Kurti.