Aktualitet Rajoni

“Foltorja” e Berishës zhvendoset në Gjirokastër: Vetëm të mblidhemi, votoni si të doni!

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Gjirokastra, i ka bërë thirrje simpatizantëve të tij dhe gjithë demokratëve që të bashkohen me qëllimin që të fitojnë.

Berisha theksoi se demokratët nuk janë të dënuar që të rrinë në opozitës, kështu që duhet të mblidhen për të vazhduar misionin për ta bërë Shqipërinë vend të zhvilluar.

 Sovraniteti nuk është mungesë bashkëpunimi apo partneriteti, është e drejta themelore e juaja për të mbrojtur idealet, vlerat parimet që besoni. Sovraniteti është e drejta jonë për të vendosur me votën tonë, e jo si na urdhëron ish-kryetari. Hajde ta provojmë votën.

Zvarranik politikë partia nuk sheh kurrë pushtetin me sy. Foltorja jonë këtë synon, t’i rikthejmë PD sovranitetin.

Ne duhet të ngrihemi si parti se kemi kolonat tona, janë të përndjekurit politikë që e kanë shpëtuar këtë parti në ditët e saj më të vështira në ’97. Ne sëbashku do të ripërcaktojmë fizionominë e saj siç u themelua. Në këtë betejë ne nuk kemi asnjë problem me ata që mendojnë kundër nesh brenda radhëve tona. Secili ka të drejtë të shprehë mendimin që do, por me një kusht që duhet të bashkohemi te vota.

Kam besim se ne do bashkohemi, do ndryshojmë se duhet të fitojmë, nuk jemi të dënuar të rrimë në opozitë, kemi potencialet të kthehemi në pushtet, të vazhdojmë misionin tonë, të bëjmë Shqipërinë në vend të zhvilluar, por kjo kërkon bashkimin e të gjitha kontributeve. Ata që u shkëputën nga PD u rikthyen dhe kontribuuan në mënyrë cilësore.

Në fjalën e tij Berisha doli për krizën e energjisë që paralajmëroi kryeministri Edi Rama. Ai tha se kryeministri ka boshatisur kaskadën më strategjike dhe ka shitur energji masivisht gjatë muajit gusht.