Asgjë nuk po e ndalon përhapjen e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve në WhatsApp, ka paralajmëruar një grup sigurie. Fondacioni Internet Watch (IWF), një organizatë që ndihmon në zbulimin dhe heqjen e përmbajtjes së abuzimit të fëmijëve nga interneti, po i bën thirrje kompanise Meta, e cila zotëron WhatsApp, të bëjë më shumë për të mbrojtur fëmijët dhe për të vendosur mekanizma sigurie.
Thirrja vjen pasi një ndër prezantuesit me të vjetër të medias britanike, BBC, u deklarua fajtor për krijimin e imazheve të pahijshme të fëmijëve. Edwars pranoi se kishte 41 imazhe të pahijshme të fëmijëve, të cilat i ishin dërguar nga një burrë tjetër në WhatsApp.
Dan Sexton, shefi i saj i teknologjisë, tha se Meta po zgjidhte të mos siguronte që imazhet e pahijshme të mos përhapeshin. “Do të doja të bëja këtë pyetje: si do ta parandalojë Meta që kjo të mos ndodhë përsëri? Tani për tani, asgjë nuk i ndalon ato imazhe dhe video të atyre fëmijëve që shpërndahen në atë platformë, edhe pse ne e dimë për këtë, dhe ata e dinë për këtë, dhe policia e di për këtë”-tha ai.
Një zëdhënës i WhatsApp tha se përdoruesit e aplikacionit kishin aftësinë për të raportuar drejtpërdrejt në WhatsApp, në mënyrë që ne të ndalojmë çdo përdorues që shpërndan këtë material të urryer dhe t’i raportojmë ata në Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar.
Ata shtuan: “Kriptimi nga fundi në fund është një nga teknologjitë më të rëndësishme për të mbajtur të gjithë të sigurt në internet, përfshirë të rinjtë”.