Aktualitet

Forcat e rendit shpëtojnë tre turistë të rinj që ngecën në kanionin e Gjipesë. Njëri prej tyre përfundon në spital!

Një aventurë e frikshme por që përfundoi mirë, ajo e tre turistëve të rinj që arritën të shpëtohen nga forcat e rendit.

Tre turistët e rinj, 21, 18 dhe 15 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin nisur për të eksploruar kanionin e Gjipesë, në Dhërmi,  por për shkak të terrenit të vështirë të relievit dhe natës praktikisht kishin ngecur aty.

Një prej tyre në tentativë kishte pësuar edhe disa dëme fizike. Pas sinjalizimeve për zhdukjen e tyre, policia e Dhërmiut në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrfikëse kërkuan të rinjtë për rreth një orë, duke i shpëtuar ato. Personi i lënduar ndërkohë ka marrë ndihmën mjekësore në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi dhe ato të Komisariatit Himarë në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit dhe forcat zjarrëfikse, i vijnë në ndihmë tre turistëve që kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë.

Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se tre turistë, duke eksploruar territorin në Kanionin e Gjipesë, Himarë, për shkak të terrenit të vështirë e kanë patur të pamundur daljen e tyre nga Kanioni.

Njëri prej tyre është dëmtuar duke u përpjekur të dalë nga Kanioni.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, për gjetjen e tyre.

Pas 1 orë kërkimesh intensive, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe me ndihmën e FNSH-së  dhe forcave të zjarrëfikses, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga kanioni të tre turistëve të moshave 21 vjeç, 18 vjeç dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi që ka patur lendime në kembë ka marrë ndihmën mjeksore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thote policia.