Auto & Moto

Ford në krizë, rritet çmimi i kamionçinës elektrike F-150 Lightning Pro!

Ford Motor Co po rrit çmimin e kamionçinës së tij elektrike F-150 Lightning Pro për modelin e vitit 2023 me gati 11%, duke kërkuar të zbusë ‘goditjen’ nga pengesat e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit dhe inflacionit të lartë prej dekadash. Zëdhënësi për prodhuesin e automjeteve tha se:

Çmimi i modelit të ri është vendosur 51,974 dollarë krahasuar me 46,974 dollarë më parë, për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit, rritjes së kostove materiale dhe faktorëve të tjerë të tregut.

Prodhuesit amerikanë të automjeteve, duke përfshirë gjigantin e EV-ve, Tesla Inc dhe Rivian Automotive Inc kanë rritur gjithashtu çmimet për automjetet e tyre këtë vit, të shtrënguara nga kushtet e vështira ekonomike që janë përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në muajin gusht, Ford ngriti çmimet për modelin e tij F-150 Lightning për herë të parë që kur modeli u prezantua vitin e kaluar, me një gamë prej 6,000 dollarë dhe 8,500 dollarë në varësi të variantit.

Modeli Pro, më i liri nga variantet, kishte një çmim gati 18% më të lartë se më parë, mes një rritje të kostove të lëndëve të para si litiumi që përdoret në bateritë EV. Zëdhënësi i Ford tha se ata që kanë planifikuar tashmë porosinë e tyre, duke përfshirë klientët komercialë dhe qeveritarë, nuk do të preken nga rritja e fundit.

Rikujtojmë, se Ford ka nxjerrë një plan prej afro 50 milionë eurove për trefishimin e makinave elektrike të cilat shiten globalisht për 4 vitet e ardhshme dhe tani konsiderojnë si ‘rival’ liderin e këtij tregu, Tesla-n. Ford është auto-prodhuesi i fundit i cili synon kalimin e pionierit të makinave elektrike dhe ka gërmuar thellë për të drejtuar më shumë se një të tretën e të gjitha makinave që ata shesin globalisht drejt fuqisë së baterisë.