Sport

Formacionet e mundshme të sfidës Ukrainë-Angli!

Kampionati Europian ka hyrë në fazën e nxehtë. Sot mësohen dy skuadrat që do të përballen në gjysmëfinalen e 7 korrikut. Deri tani, ëndrra vazhdon për Italinë e Spanjën që dje në çerekfinale mundën Belgjikën e Zvicrën e tani luftojnë të arrijnë finalen e 11 korrikut.

Në 21:00, në Stadiumin “Olimpico” të Romës, Ukraina e Anglia synojnë gjysmëfinalen, me shpresën për të luajtur me fituesin e çiftit Çeki-Danimarkë, ndeshje që zhvillohet në orën 18:00.

Me një fitore historike, anglezët eliminuan Gjermaninë dhe ukrainasit e Shevchenkos siguruan biletën në çerekfinale kur në sekondat e fundit të kohës shtesë fituan ndaj Suedisë.

Në konferencën për shtyp në prag të takimit, trajneri ukrainas, Andriy Shevchenko deklaroi:

Objektivin kryesor e arritëm dhe tani e tutje do të bëjmë më shumë! Anglia has një presion ndryshe nga i yni, konsiderohet favorite por të gjithë e dimë mirë se në futboll mund të ndodhë gjithçka! Po përgatitemi shumë mirë e duam t’i befasojmë ndonëse ata janë mes skuadrave më të mira aktualisht dhe jemi të ndërgjegjshëm që për ne do të jetë ndeshje shumë e vështirë!

Trajneri anglez Gareth Southgate:

Kemi arritur gjysmën e parë por nuk është maja. Duam të ecim përpara, të mundim Ukrainën!

Ky është objektivi i teknikut Southgate, i cili në konferencën për shtyp nuk i kurseu fjalët e mira për ekipin e Shevës.

Jam befasuar nga puna që Andriy ka bërë me ta. Vjeshtën e kaluar patën disa rezultate të vështira në Nations League, por e kanë marrë veten në mënyrë të përsosur! Në stadium do të jenë pak tifozë anglezë ndonëse e kemi përvojën në lojën me dyer të mbyllura. Olimpico është shumë i bukur e besoj se është pozitive të largohemi nga Wembley se nuk do të gjenim atmosferën e përjetuar me Gjermaninë.

Ukraina (5-3-2): Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko, Zinchenko, Sydorchuk, Stepanenko, Shaparenko, Yarmolenko, Yaremchuk. Trajner: Shevchenko.

Anglia (4-2-3-1): Pickford, Walker, Stones, Maguire, Shaw, Rice, Phillips, Foden, Mount, Sterling; Kane. Trajner: Southgate.