Sport

Formula 1, gara e radhës në Holandë!

Nesër në orën 15:00, Holanda pret garën e radhës së sezonit në Kampionatin Botëror të Formulës 1. Kjo garë e 15-të e kampionatit do të mbahet në pistën prej 4.2 kilometrash Zandvoort në qytetin me të njëjtin emër në bregun e Detit të Veriut. Ndërkaq, sot në orën 15:00 nisin provat zyrtare për Çmimin e Madh të Holandës, që i paraprijnë 72 xhirove të së dielës.

Deri më tani, në këtë sezon Max Verstappen nga Red Bull ka fituar nëntë gara, Charles Leclerc nga Ferrari tre, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari, secili nga një garë. Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve:

Klasifikimi i pilotëve:

1. Max Verstappen (Holandë): 284 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 191
3. Charles Leclerc (Monako): 186
4. Carlos Sainz (Spanjë): 171
5. George Russell (Britani e Madhe): 170

Klasifikimi i ekipeve:​​​​​​​

1. Red Bull: 475
2. Ferrari: 357
3. Mercedes: 316
4. Alpine: 115
5. McLaren: 95