Sport

Formula 1, nesër Çmimi i Madh i Hungarisë!

Hungaria nesër pret garën e 13-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, duke u bërë stacioni i radhës i eventit të rëndësishëm sportiv. Çmimi i Madh i Hungarisë do të zhvillohet me 70 xhiro në Pistën Hungaroring, e gjatë 4.3 kilometra dhe që ndodhet në kryeqytetin hungarez Budapest. Provat zyrtare nisin sot në orën 16:00 me xhirot për renditjen. Nesër, radha e garës në të dielën e fundit të muajit korrik, duke filluar në orën 15:00.

Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar shtatë gara, Charles Leclerc nga Ferrari tre, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari nga një secili.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 233 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 170

3. Sergio Perez (Meksikë): 163

4. Carlos Sainz (Spanjë): 144

5. George Russell (Britani e Madhe): 142

– Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 396

2. Ferrari: 314

3. Mercedes: 270

4. Alpine: 93

5. McLaren: 89