Celebrities Showbiz

Fotografohen bashkë për herë të parë çifti më i ri i “Hollywood”-it, Renée Zellweger dhe Ant Anstead!

Çifti më i ri i showibizit të huaj, Renée Zellweger dhe Ant Anstead, janë fotografuar së bashku për herë të parë. Aktorja dhe moderatori britanik u panë së fundmi në shtëpinë e tij në Laguna Beach, Kaliforni, teksa gjendeshin të dy në ballkon.

Të dy u shfaqën të veshur me rroba të thjeshta dhe Renée që mbante flokët e saj të kapura bisht në një mënyrë të çrregullt. Ylli i filmit “Chicago” duket se po shijonte një filxhan kafe ku lexonte në të:

Shtëpia është aty ku është babai.

Mediat raportuan se Zellweger dhe Anstead filluan të dilnin me njëri-tjetrin në 24 qershor – vetëm disa ditë pasi u përhap lajmi se ai kishte finalizuar divorcin me yllin e “Flip or Flop”, Christina Haack.

Dyshja thuhet se u takua ndërsa ylli i “Bridget Jones’s Diary” ishte duke filmuar një episod të serisë së ardhshme të Anstead “Discovery + “Celebrity IOU Joyride”, sipas “TMZ”. Një burim pranë çiftit është shprehur se:

Ndonjëherë dy njerëz thjesht takohen dhe përshtaten me njëri-tjetrin kur koha është e duhur. Renée është krijuese…dhe shpesh kërkon për djem që mendojnë jashtë kornizave. Ajo është e zgjuar, e zhytur në mendime dhe gjithmonë kërkon të zgjerojë horizontet. 

Shtëpia në Laguna Beach e Anstead, ku ai dhe Zellweger ishin fotografuar, është një blerje e fundit. Ai e bleu atë në muajin maj pasi jetoi në një apartament me qira për 10 muaj pas ndarjes së tij nga Haack.