Aktualitet

Fotot brenda tunelit që do të shkurtojë rrugën Tiranë-Sarandë në 3 orë!

Në verën e vitit që vjen, Saranda do të aksesohet shumë më shpejt nga Tirana përmes tunelit të Kardhiqit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në lotin e shtatë, duke ndjekur punimet për ndërtimin e tunelit të Skarficës, nyja lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë, së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë, shkruan Rama krahas videos në rrjetet sociale.

Ministrja dha detajet për projektin dhe fazën deri ku kanë ecur punimet deri më sot.

Sot jemi në 50% të volumit të punimeve, përfundii i kontratës është 7 gusht i vitit 2022, por besoj që për sezonin tjetër, loti i shtatë pra ky tunel do jetë i gatshëm për t’u bërë i aksesueshëm për automjetet.

Vepra ka 8 lote, loti 1,2,3 ka përfunduar tashmë, loti i 5,6 janë diku tek 83% e punimeve të përfunduara, loti i shtatë është ky që po vizitojmë sot, loti i tetë është përforcimi i skarpatave dhe sinjalistikat rrrugore.

Shpresojmë që vitin tjetër, në hapje të sezonit, duke përparuar më shpejt për lotin e 7 ta dorëzojmë për akses të gjithë drejtuesve të automjeteve.

Tuneli është i gjatë 1316 metra, punimet janë në 35 metrat e fundit nga hyrja veriore është ecur më shumë, që përfundojnë brenda javës së ardhshme”, tha Balluku.

Tuneli ka një gjerësi 11 metra e lartësi 7 metra që të përballojë gjithë tipet e mjeteve.

Rama tha se sezonin e ardhshëm turistik Jugu i vendit do paraqesë një tjetër ofertë krejt të ndryshme turistike si dhe mundësi për zhvillim ekonomik.

Jemi në fazën e funidt të mbylljes së gjithë rrjetit të projekteve për Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, ersekë, korcë dhe sezonin e ardhshëm do jetë një platformë tjetër turistike e padiskutim dhe nga pikëpamja ekonomike kjo ndërhyrje masive sdo sjellë investime në agroturizëm, blegtori eb ujqësi e do krijojjë perspektivë të sigurtë të gjithë zonës, tha Rama.