Celebrities Gossip Showbiz

Fotot e Oriola Marashit për gjigantin e modës “Guess” ‘pushtojnë’ botën!

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.

Dihet se Oriola është prej disa kohësh pjesë e firmës prestigjioze dhe të njohur ndërkombëtarisht, ‘Guess’. Disa javë më parë ajo mbushi 3 vite që është pjesë e kësaj familje të madhe mode, ku dhe është shprehur se është shumë mirënjohëse për këtë mundësi. Së fundmi modelja ka arritur një tjetër sukses, pasi tashmë fotot e saj për ‘Marciano by Guess’ shfaqen kudo nëpër botë dhe bukuroshja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Oriola është shprehur se ndihet shumë krenare për veten dhe se është shumë falenderuese ndaj “Guess”, që ka besuar te ajo që prej ditës së parë.

 

Së fundmi modelja ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto dhe video, ajo që na ka tërhequr vëmendjen është ‘crop-top’ i saj. Në fakt më shumë se sa një ‘crop’, pjesa e saj e lartme është një rrjetë që e bën të duket shumë pranë të qenurit ‘topless’. Epo, tanimë jemi mësuar me Oriolën dhe postimet e saj provokuese që gjithmonë ia del të na rrëmbejë vëmendjen duke u dukur bukur.