Bota

Franca bën të detyrueshme pasaportën e vaksinimit edhe për të hyrë në kafene!

Nga 9 gushti, Franca do të zbatojë legjislacionin e ri që e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinimit për hyrje në kafene, udhëtim me aeroplan apo udhëtim me tren nga qyteti në qytet.

Legjislacioni i miratuar nga Parlamenti në fundjavë, ka nxitur protesta masive në Francë, por Qeveria është e bindur për ta çuar atë përpara dhe për t’i bërë pasaportat shëndetësore pikë kyçe në luftën kundër koronavirusit.

Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore në Sidnei kanë vendosur të shtyjnë për të paktën një muaj masat e vendosura për frenimin e pandemisë COVID-19.

Qyteti më i madh i Australisë, është nën karantinë që nga fundi i muajit qershor, kohë kur shpërtheu dhe variant Delta. Me shtimin e rasteve te reja qytetarët kanë të drejtë të lëvizin brenda një diametri prej 10 km nga shtëpia vetëm për të blerë gjëra thelbësore e punë që s’mund të shmangen.