Tech Travel

Franca gjobit kompaninë “Google”?!

Franca ka gjobitur kompaninë ‘Google’ me 1.1 milion euro për “çorientim” të konsumatorëve me renditjen e tyre të hoteleve dhe akomodimeve të tjera turistike. Sipas medieve të huaja një hetim i vitit 2019 nga mbikëqyrësi francez i konsumatorëve dhe nga ministria e financave zbuloi se gjiganti i teknologjisë ishte fajtor për “praktikë çorientuese tregtare”.

“Google Ireland” dhe “Google France” kanë rënë dakord të paguajnë gjobën si pjesë e një marrëveshjeje, pas aprovimit nga prokurori publik i Parisit. “Që të dyja organizatat kanë ndryshuar praktikat e tyre”- thuhej në një deklaratë.

Drejtoria e Përgjithshme e Francës për Konkurrencën, Çështjet e Konsumatorit dhe Kontrollin e Mashtrimit kishte nisur një hetim ndaj kompanisë ‘Google’ në shtator të vitit 2019 pas ankesave nga hotelet.