Bota

Franca rrezikohet nga një valë e 4-t e COVID-19!

Franca mund të kalojë një valë të katërt të COVID-19. është këshilltari kryesor shkencor i qeverisë franceze që ka dhënë alarmin për shkak të rasteve nga varianti Delta. Gjithsesi profesori Jean-François Delfraissy sqaron se vala e katërt do të jetë më e moderuar se tre të parat për shkak të vaksinimit masiv në popullsi.

Franca ka të ngjarë të ketë një valë të katërt të virusit COVID-19, për shkak të një rigjallërimi të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta i parë në Indi, tha këshilltari kryesor shkencor i qeverisë franceze Profesor Jean-François Delfraissy.

Unë mendoj se do të kemi një valë të katërt, por do të jetë shumë më e moderuar se tre valët e mëparshme sepse niveli i vaksinimeve është i ndryshëm krahasuar me më parë, -i tha Delfraissy.

Varianti Delta është kthyer në shqetësues për gjithë botën teksa shteti i parë që po i ndjen pasojat është Australia që ka kyçur gjysmën e popullsisë me detyrim në shtëpi.