Sport

Franca vazhdon misionin e udhëhequr nga Mbappe, Polonia kthehet në shtëpi

E udhëhequr nga Mbappe dhe Giroud, Franca ka mposhtur me një fitore të pastër 3-1 Poloninë duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.

Oliver Giroud zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë pas një asisti të Mbappe. Pjesa e dytë i takoi e gjitha yllit 23-vjeçar, i cili realizoi dy perla, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Në fund, kishte vend edhe për Lewandowskin, i cili shënoi nga pika e penalltisë për të lënë edhe ai gjurmë në këtë sfidë.

Me golat e realizuar në këtë sfidë, Mbappe kalon legjendën Pele për realizimet në një botëror, pasi e ka dërguar topin 8 herë në rrjetë edhe pse është në moshën 23-vjeçare.

Në anën tjetër, rekord edhe për Giroud, i cili bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Francës me 52 gola.

Tashmë, Franca do të presë përfundimin e sfidës së mbrëmjes mes Anglisë dhe Senegalit për të mësuar kundërshtarin në çerekfinale të Botërorit.

Pasó Mondial
Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.

Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!

Çdo ditë, 14:00