Art & Kulturë Bota

Francë, Papa Gjon Pali në versionin mbinjerëzor

Polemika në Francë pas zbulimit të një skulpture të Papës së ndjerë Gjon Pali II, që mban lart një meteorit në 100 vjetorin e lindjes. Instalacioni i Jerzy Kalinas, është emërtuar “Burim i helmuar” .

Sipas skulptorit vepra tregon papën polak që mban lart gurin e një tjetër planeti mbi një shatërvan me ujë të kuq që përfaqëson gjakun. Në këndvështrimin e artistit, papa Gjon Pali nuk është një i moshuar i pafuqishëm që shtypet nga një meteorit, por një titan me fuqi mbinjerëzore.

Instalacioni në fakt ka shkaktuar debate online dhe kritika nga komentatorët e artit që thonë se ajo thjeshtë reflekton këndvështrimin ultra katolik të qeverisë populiste të Polonisë.