Bota

Francë, sulmohet kandidati për president Eric Zemmour i ekstremit të djathtë!

Sulmohet kandidati francez për president Eric Zemmour. Në të parin takim për fushatën e zgjedhjeve presidenciale, Zemmour, i cili përfaqëson ekstremin e djathtë u sulmua një person, i cili e kapi nga qafa dhe më pas ndërhynë rojet e sigurisë për ta shpëtuar.

Mediat franceze raportojnë se ai mori lëndime në pjesën e kyçit të dorës dhe mjekët i këshilluan 9 ditë pushim. Ish-gazetari e analisti njihet për qëndrimet shumë të diskutueshme lidhur me emigrantët e Luftën e Dytë Botërore. Djalë i dy prindërve emigrantë hebrenj të Algjerisë, ai ka deklaruar se “shteti francez mbronte hebrenjtë gjatë konfliktit, kur në të vërtetë, regjimi kolaboracionist i Vichy-së, dërgonte mijëra hebrenj francezë në kampet naziste të vdekjes”.

Pas javësh të tëra spekulimesh, të martën e kaluar, Zemmour njoftoi kandidaturën në Presidencialet e 2022-shit duke sfiduar hapur lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Sulmi ndaj Zemmour-it ishte vetëm një prej përplasjeve të dhunshme gjatë aktivitetit të zhvilluar në një qendër, në veri-lindje të kryeqytetit Paris.

Ndërkaq, mijëra kundërshtarë të tij marshuan në rrugët e Parisit dhe policia kreu arrestime. Pas incidentit, Eric Zemmour mbajti një fjalim e njoftoi krijimin e partisë Reconquest ndërsa mbështetësit e tij hidhnin karrige ndaj protestuesve kundërshtarë që bashkoheshin në kore kundër racizmit.